3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vitisë i bëjnë thirrje ta vizitojë Infektivën: Jashtë çdo norme, një infermier merret deri me 20 pacientë

Fitim Havolli nga Shoqata e Infermierëve të Kosovës, ka thënë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është duke u vërejtur mungesa e infermierëve në Klinikën Infektive.

“Që nga shkëputja e kontratës për kolegët e mi jemi të ngarkuar jashtëzakonisht shumë, duke pasë parasysh edhe rritjen e numrit të rasteve. Shërbimet nuk mund të kryhen në aspektin cilësor. Më 19 pacientë 20 pacientë merret një infermier”, është shprehur Havolli.

“Para 10 ditë gjendja ishte më e qetë dhe sot 90 përqind e pacientëve kanë pasur nevojë për oksigjen. Pacientët kishin shqetësime. Është jashtë çdo norme e rregulli që një infermier të merret më 18-19-20 pacientë. E ftoj ministrin Arben Vitia që të shkojë me një ekip aty dhe ta shohë gjendjen. Një infermier me 19 pacientë është jashtë çdo norme. Një infermier mund të ofrojë shërbime cilësore deri në shtatë pacientë”.

Havolli ka thënë se ka qenë kundër vendimit të ministrisë që t’i largonin mbi 300 infermierë që kanë shërbyer gjatë pandemisë.

“E kam ditur se do të kemi nevojë për ta. Duhet pasur personel sepse edhe pa pandemi klinika nuk ka qenë e pambushur”, tha ai në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img