Vitin tjetër Shqipëria do të mirëpresë Samitin e Komuniteti Politik Evropian.
Këtë lajm, kryeministri shqiptar Edi Rama, e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Aktualisht ky Samit po mbahet në Britani.