4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Vitin e kaluar, diaspora solli 760 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, gjatë vitit 2017 arritën vlerën prej 759.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 9.9 përqind.

“Të gjithë tremujorët e vitit 2017 janë karakterizuar me rritje të theksuar të remitencave, ndërkohë që vetëm në TM4 2017, remitencat e pranuara në Kosovë arritën në 205.2 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 19.0 përqind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Rritja e remitencave mund t’i atribuohet, deri në një masë, rritjes së aktivitetit ekonomik në Eurozonë dhe Zvicër, duke qenë se remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra. Remitancat që pranohen nga këto dy vende kanë një pjesëmarrje prej 38.0 përkatësisht 22.2 përqind në gjithsej remitencat. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.8 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img