-1.6 C
Pristina
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

spot_img

Vitija ironizon pasi u pezulluan operacionet në Spitalin e Gjakovës: A lutemi, ishalla kthehet shiu?

Gazetari Bujar Vitija ka reaguar pasi spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda” ka marrë vendim që nga 7 korriku të ndërpresë punën në sallat operative, përveç rasteve urgjente.

Ky vendim është marrë për shkak të periudhës së pushimeve dhe mungesës së anesteziologëve.

E, sipas Vitisë, temperaturat në sallat e operacionit në klinikat dhe spitalet e SHSKUK-së këto ditë shkojnë deri në 30 gradë celsius.

Prandaj, ai shtoi se klimat dhe sistemi i ajrosjes nuk funksionojnë dhe kjo përdoret si arsyetim të ndërprerjes së programit të operacioneve të planifikuara, siç ndodhi sipas tij, në Gjakovë.

“Shtoja këtu edhe mungesën e anesteziologëve për shkak te pushimeve vjetore. A lutemi ishalla kthehet shiu”, shkroi ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img