1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vitia tregon si është gjendja shëndetësore e minatorëve të lënduar, dy prej tyre ende në spital

Ditën e sotme ka ndodhur një incident në minierën e Trepçës, ku për pasojë 12 minatorë pësuan lëndime transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës. Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia tha se njëmbëdhjetë minatorë janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dy të tjerë janë ende nën mbikëqyrje të stafit mjekësor.

“Trembëdhjetë minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës, kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve.“, tha ministri.

Tutje, ministri tha se dy minatorët janë jashtë rrezikut për jetë, derisa iu uroi shërim e rikthim të shpejtë.

“Ata nuk kanë rrezik për jetën. Përgëzoj stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar. Minatorëve të lënduar iu uroj shërim e rikthim të shpejtë në familje dhe në punën e vyeshme të Minatorit“, ka shkruar Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img