Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë së qeverisë në detyrë, Arben Vitia, ka treguar orarin e ri për lëvizje brenda komunave në karantinë. Vendim i cili hyn në fuqi nga nesër (10.04.2020).
Bëhet fjalë për Komunën veriore të Mitrovicës, Komunën e Malishevës dhe atë të Zveçanit.
Vitia thotë se ky vendim u mor në koordinim paraprak me komunat si masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit.
“Të nderuar qytetarë, sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:
Komuna e Malishevës 14:00-06:00;
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00;
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00;”, njofton Vitia.