-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vitia takoi ambasadorin Kosnett, diskutuan për masat e ndërmarra për parandalimin e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip  Kosnett.

Në këtë takim, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin amerikan lidhur me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me coronavirusin Covid -19.

Gjithashtu, e njoftoi për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

Ministri Vitia e falënderoi ambasadën e SHBA në Kosovë për mbështetjen e vazhduar në këtë situatë të ndjeshme në të cilën ndodhet vendi ynë si dhe vendet e tjera të cilat po ballafaqohen me këtë virus.

Nga ana e tij, ambasadori Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img