Site icon PrishtinaPress

Vitia: Së shpejti do të nisim me ligjin e ri për sigurime shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi.

Para anëtarëve të komisionit, Vitia përmendi disa të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2023.

 

 

Ministri tha se kanë zvogëluar pritjet në disa klinika, ku përmendi edhe Klinikën e Radiologjisë.

“Në Ortopedi kemi bërë renovim të sallave, do të blihen edhe aparatura të reja, e proteza të ndryshme. Po punohet edhe në spitalet tjera. Në Klinikën e Kardiologjisë ka pasur rekord të ndërhyrjeve, kjo po zgjerohet edhe në Prizren, Po ashtu, në Kirurgjinë Vaskulare po investojmë në salla, çdo investim në salla, rrit volumin e punës”, deklaroi ai.
Ministri Vitia tha se kanë bërë investime edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Gjithashtu, ai tha që së shpejti do të nisin edhe me ligjin e ri për sigurime shëndetësorë.

“Ligji për ndalimin e duhanit, ligji për inspektorat ligji për barna janë në finalizim”, potencoi ai.

Exit mobile version