Site icon PrishtinaPress

Vitia priti në takim Szunyogun, diskutuan për investimet në sektorin e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi, Vitia e falënderoi ambasadorin për kontributin e BE-së për Kosovën, si dhe diskutuan për projekte të cilat do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në sektorin publik.

Vitia theksoi rëndësinë e Zyrës së BE-së në Kosovë, si një portë e rëndësishme e përfaqësimit të të gjitha institucioneve të Bashkimit Evropian.

Temë kryesore e diskutimit ishin reformat në sistemin e shëndetësisë, duke përfshirë projektligjet, trajnimet e stafit shëndetësor, investimet dhe financimet shtesë që do të kontribuojnë për integritetin e institucioneve të shëndetësisë.

Szunyog shprehi gatishmërinë për ndihmën nga fondet e BE-së në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët në institucionet publike.

Exit mobile version