-2.2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Vitia priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott me të cilin diskutuan për çështje të ndryshme të sistemit shëndetësor në vend.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin lidhur me angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për realizimin e  programit legjislativ, ku përfshihen projektligjet dhe udhëzimet administrative të cilat do të krijojnë parakushte për avancimin e sistemit shëndetësor në vend. Pjesë e diskutimit ishte edhe draft ligji për sigurimin shëndetësor, pas konfigurimit të një sistemi informativ shëndetësor bashkëkohor.

Njëkohësisht, Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Abbott edhe lidhur projektet infrastrukturore të cilat do të realizohen me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, lehtësimit të qasjes për qytetarët dhe shtimin e shërbimeve të reja.

Ambasadori Abbott shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe për përkrahje në programet të cilat do të mundësojnë avancimin e njohurive të profesionistëve shëndetësor nga përvoja e ekspertëve të Britanisë së Madhe, si dhe në fushën e hartimit të një legjislacioni që siguron shërbime sa më të mira për qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img