Site icon PrishtinaPress

Vitia prezanton masat e reja anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar masat e reja të ndërmarra për parandalimin e transmetimit të pandemisë koronavirus, nëpërmjet një konference.

Vitia në konferencë ka thënë se shumica e masave të reja, të cilat do hyjnë fuqi në 27 shtator, janë nga ato të kaluarat, derisa si masë e re konsiderohet mbajtja e mësimit në shkolla nëpërmjet prezencës fizike në grupe prej 20 personash.

Po ashtu, sipas ministrit, të gjithë personat që ia mësyjnë të hyjnë në ambiente të mbyllura do t’u kërkohet kartela e vaksinimit ose testi negativ.

”Nga vaksinimi do varet edhe qarkullimi. Tash që shumë shtete po aplikojnë edhe certifikatën digjitale të vaksinimit. Masat e ndërmarra dhe afatet kohore që janë dy javë shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll por nuk përjashtojmë mundësinë e masave të reja lehtësuese ose kufizuese varësisht nga situata”, ka thënë ndër të tjera Vitia.

Në institucionet shtetërore dhe në një mori të institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse para hyrjes në objektet ku ato operojnë. Kjo vlen për aktivitete si: qendrat tregtare, qendrat e thirrjeve (call center), gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punën me palë.

Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë, nga 27 shtatori.

Orari i kufizimit të lëvizjes do të jetë nga ora 22:00-05:00.

Exit mobile version