3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vitia pret në takim kryetaren e FSSHK-së, diskutohet për fillimin e dialogut social për kontratën kolektive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSSHK-së.

Përmes një njoftimi ministria ka treguar se në takim është diskutuar për fillimin e dialogut social për kontratën kolektive.

“Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSSHK i paraqiti gjatë takimit. Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës”, është thënë në njoftim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img