Site icon PrishtinaPress

Vitia për vdekjen e 4-vjeçares: Cilido që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor, duhet të ketë masa, pa vonesë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas vdekjes së vajzës 4-vjeçare nga Gjakova.

Vitia përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se janë të njoftuar për pretendimet e prindërve në raport me trajtimin e 4-vjeçares nga ana e mjekëve.

Ai ka thënë se kushdo që është përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve. Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike. Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!” – ka shkruar ai.

Exit mobile version