0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vitia: Në Kosovë janë testuar 93 raste të dyshimta me coronavirus, të gjitha kanë dalë negative

Ka nisur takimi i Komisionit të posaçëm për parandalimin e coronavirusit, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus dhe se deri më sot janë testuar 93 raste.

“Deri më tani në Kosovë janë testuar 93 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia.

Ministri shtoi se në pikat kufitare janë kontrolluar po ashtu mbi 5 mijë udhëtar.

“Në pikat kufitare janë kontrolluar mbi 5 mijë udhëtar që kanë ardhur nga vendet e prekura me COVID-19 dhe nga vendet tjera”, tha Vitia.

Ai shtoi se deri më tani kanë arritur të kenë koordinim me institucionet tjera në menaxhimin e situatës.

“Ekipet e IKSHP dhe qendrave të mjekësisë familjare janë dyfishuar dhe po përcjellin situatën epidemike të coronavirusit”, shtoi ministri.

Ministri theksoi se nuk ka vend për panik, por vetëm për kujdes të shtuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img