1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vitia në 3-vjetorin e rasteve të para me koronavirus në Kosovë falënderon personelin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, në 3-vjetorin e rasteve të para me koronavirus në Kosovë i ka falënderuar personelin shëndetësorë.

Vitia ka kujtuar mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që humbën jetën si pasojë e COVID-19.

“Sot më 13 mars, para tre viteve, patëm njoftuar për dy rastet e para të coronavirusit në Kosovë. Shumëçka ndodhi në jetët e gjithsecilit përgjatë kësaj kohe. Shumëkush u ndikua në mënyrë dramatike. Në sytë dhe mendjet e të gjithëve janë fytyrat dhe emrat e mjekut apo mjekes që u gjend para secilit pacient, në ato çaste të ankthit, pasigurisë dhe vështirësive shëndetësore. Si kurrë më parë të gjithë ju ishim falënderues për çka bënë për qytetarët. U jemi falënderues përjetë personelit shëndetësorë. I mbrojtën jetët e secilit duke vënë të tyren në dispozicion. Me respekt e dhimbje të thellë kujtojmë sot të gjithë mjekët, infermierët, stafin ndihmës shëndetësor që nuk janë në mesin tonë si pasojë e virusit Covid-19. Sakrifica e tyre deri në vetëmohim duhet të jetë detyra jonë për t’u angazhuar pa u ndalur për sistemin shëndetësor të vendit tonë”, ka shkruar Vitia në Facebook./ Koha

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img