Site icon PrishtinaPress

Vitia: Mund të organizojmë edhe spitale fushore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën që po mban për media ka thënë se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës po përgatit disa skenar në lidhje me gjendjen me pandeminë.

Në rast të rritjes së numrit të pacientëve që kërkojnë hospitalizim për shkak të COVID-19, Vitia ka thënë se si skenar mund të jetë edhe organizimit i spitaleve të karakterit fushor.

Megjithse, Vitia ka thënë se gjendja e sotme në SHSKUK është shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për organizime të tilla.

Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët. Natyrisht SHSKUK është duke pritur një takim në MSH për diskutimin e këtyre skenarëve kur do të ndodhin, që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Vitia ka thënë se do të punësojnë staf shtesë shëndetësor, dhe se sot do t’i publikojnë listat me mbi 1 mijë punonjës shëndetësor.

Vitia ka thënë se po bëhet edhe furnizimi i institucioneve publike shëndetësore me barnat e nevojshme.

Exit mobile version