Site icon PrishtinaPress

Vitia: Këtë vit nuk do të ketë dasma e ahengje familjare

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar sot masat e reja ndaj COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nga data 4 maj.

Ministri Vitia, ka pohuar se viti 2020 do të jetë vit i distancës, duke shtuar se nuk do të ketë as dasma këtë vit, transmeton Telegrafi.

“Këtë vit nuk do të ketë ahengje, dasma as ceremoni mortore e tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindje, fejohem apo martohem por pa tubime. Një ceremoni mortore, rrezikon jetën e të tjerëve. Këtë virus nuk guxojmë ta neglizhojmë. Ky vit do të jetë vit i distancës, i higjienës”, ka theksuar Vitia.

Ai ka apeluar që të shmangen vizitat familjare.

Exit mobile version