2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vitia kërkon nga Kurti të shpallet gjendja emergjente pas katër rasteve të reja me coronavirus

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se në rezultatet e testimeve të fundit, u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 në Kosovë.

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.

Vitia ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

“Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni da ljet veç në raste emergjente”, ka deklaruar Vitia.

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3282568998439467

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img