Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Vitia tha se këto tre data të marsit, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë.
“Ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje, pa u sprapsur, pa u dorëzuar.”, ka shkruar ai.
“Jasharajt, altar i madh i guximit.”, shtoi ai.
“Nderim përjetësisht veprës së Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij!”, u shpreh Vitia.
“Lavdi Dëshmorëve të rënë për lirinë!”, përfundoi ministri Vitia.