1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

​Vitia i premton Bulliqit fillimin e shërbimeve specialistike në Podujevë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe fillimin e shërbimeve specialistike në Komunën e Podujevës.

MSh njofton se ministri Vitia ka thënë se në bashkëpunim me SHSKUK-në do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore.

“Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i SHSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë”, citohet në komunikatë Vitia.

Ndërka, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e falënderoi ministrin Vitia për gatishmërinë ndërsa u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në dobi të shëndetit të qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img