0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vitia: Do ta trajtojmë me prioritet listën me barna dhe material të nevojshëm për trajtimin e pacientëve në Deçan

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se do t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Deçanit, të cilët janë helmuar. Ai tha se dy rastet e vdekjes në këtë Komunë nuk kanë të bëjnë fare me situatën aktuale

Vitia në një konferencë për medie, gjatë vizitës në Deçan, tha se është përpiluar një listë e barnave esenciale dhe pajisjeve tjera të nevojshme të cilën Ministria e Shëndetësisë (MSH) do ta trajtojë me prioritet.

“Raportet e para kanë qenë shqetësuese, por ka qenë fat i madh që të gjithë pacientët, pas marrjes së trajtimit janë kthyer pa probleme në shtëpitë e tyre dhe pa asnjë rast fatal deri më tani”, tha Vitia.

Ai foli  edhe për dy rastet e vdekjes në këtë komunë, për të cilat dyshohej se ishin pasojë e helmimit.

“Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë fare për me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, tha Vitia.

Ai theksoi se lista me pajisje të nevojshme e cila është përpiluar nga Drejtoria e Shëndetësisë së Deçanit dhe drejtoria e QKMF-së

“Tani sa folëm me Drejtorin e QKMF-së dhe Drejtorin e Shëndetësisë së Deçanit, kanë përpiluar një listë që Ministria e Shëndetësisë do ta trajtojë me prioritet, jo vetëm për kërkesën për barnat e listës esenciale, por edhe për pajisje të tjera që kanë nevojë komuna”, tha Vitia.

“Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë fare me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, tha Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img