-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Vitia diskuton me homologen nga Shqipëria për thellim të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Naim Bardiqi, realizoi takim përmes platformës digjitale “Zoom” me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu dhe ekipin e saj, më të cilën bashkëbiseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit përmes marrëveshjeve të reja midis dy shteteve.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për themelimin e grupit punues të përbashkët, i cili do të analizojë zbatimin e marrëveshjes që është nënshkruar në të kaluarën, si dhe do të shqyrtojë të gjitha propozimet që kanë për qëllim shtrirjen e bashkëpunimit në fusha që janë në interes të qytetarëve, por edhe të shkëmbimit të përvojave ndër-institucionale.

Në takim u diskutua që lista finale e propozimeve për marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të përbashkët, të dakordohet dhe të hartohen nga grupi i përbashkët punues”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se marrëveshjet në të ardhmen, ndër të tjera, do të kenë për bazë trajnimet dhe shkëmbimin e përvojave, shërbimet shëndetësore për qytetarët e të dy shteteve, bashkëpunimin ndërinstitucional midis Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së) dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nëna Tereza” në Tiranë, etj

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img