Site icon PrishtinaPress

Vitia bënë thirrje për vaksinimi: Delta nuk po i kursen as fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës sa më shumë të vaksinohen, pasi siç u shpreh ai është alarmante se varianti Delta po prek edhe fëmijët.

Vitia tha se janë duke punuar në rritjen e ekipeve të vaksinimit dhe se rishikimi i masave të reja do jetë konform vaksinimit.

“Me paraqitjen e variantit Delta më është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do ketë suksesin që e kanë pasur para virusit Delta, dhe në këtë drejtim MSh ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën, mirëpo që ky proces do vazhdojë edhe me rritjen e ekipeve të vaksinime si Prishtina ku interesimi është shumë më i madh se sa ekipet që mund ta përballojnë për momentin”.

“Jemi në takime intensive me gjithë hisedarët për rishikim të masave të reja të cilat do jenë konform insenivizimit të qytetarëve për tu vaksinuar. Tani më ka vaksina mjaftueshëm vaksinat janë të sigurta dhe nuk ka asnjë arsye që qytetarët të mos vaksinohen. Virusi Delta nuk kursen as fëmijët janë shumë fëmijë shumë të infektuar në valën e fundit edhe pse disa nga ta në gjendje stabile të shtruar në klinikën Pediatrike në QKUK dhe ky është alarm për qytetarët që të jemi të ndërgjegjshëm”, tha Vitia.

Exit mobile version