Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi që nga e hëna e 4 majit, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vitia gjatë konferencës për medie ka bërë të ditur se do të lehtësohen disa nga masat e marra para 15 ditëve kur kishte numër më të madh të të infektuarve, ndërsa theksoi se në tri ditët e fundit ka pasur më shumë të shëruar sesa të infektuar me COVID-19.
“Me masat e reja konsiderojmë të lirojmë ekonominë, por këto masa mund të jenë të suksesshme vetëm me bashkëpunimin tuaj”, tha Vitia.
“Hapjen e ekonomisë dhe heqjen e kufizimeve ta bëjmë në katër faza., nga 4 maj, deri më 18 maj, ku gjatë kësaj periudhe, do të zgjatet edhe orari i lëvizjes do të jetë nga 3 orë, në dy orare të ndryshme. Do të hapet ndërtimtaria dhe patundshmëria, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë pjesërisht. Duhet ta kemi parasysh nga faza e parë në të dytën dhe kthimi potencial nga e dyta në të parën varet nga qytetarët. Nëse relaksohemi dhe infektimet fillojnë me shpejtësi, atëherë do të na duhet të kthehemi prapa”, tha Vitia. /Telegrafi/
Lajmi në përditësim