Kandidati i LDK-së për Prishtinën Përparim Rama e ka thumbuar kundërkandidatin e tij nga Vetëvendosja Arben Vitia duke i thënë se për dallim prej tij ai i merr vendimet vetë.
“Jam kandidat për kryetar të Prishtinës dhe si kryetar i Prishtinës jam i zgjedhur prej popullit dhe vendimmarrja bëhet nga unë. Asambleja Komunale është e ndarë në parti të ndryshme”.
“Projektet tona janë projekte të cilat do të bëjnë zgjidhje të problemeve të të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh partitë politike. Më vjen keq që e politizoni aspektin e zgjidhjes së problemit jetësor të qytetarëve të Prishtinës dhe e ndërlidhni me rëndësinë e partisë politike”.
“Unë, përkundër teje, marr vendime vetë. Nuk e pyes askënd lart, por marr vendime vetë. Vendimet e mia janë që stafi im të jetë profesional, të ketë aftësi menaxheriale dhe s’ka lidhje a janë të LDK-së, Vetëvendosjes, PDK-së, ose partive të tjera. Stafi do të jetë profesional, ideja është për të mirën e qytetarëve të Prishtinës”