0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Viti i Ri nuk është i joni” – Digjet bredhi në oborrin e komunës së Hanit të Elezit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, ku në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit është djegur bredhi i festave të fundvitit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës që me të pranuar informacionin menjëherë janë dalë në vendin e ngjarjes, derisa prokurori i rastit e ka incuar këtë veprim si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ështē njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, thanë nga Policia.

Ndryshe, Policia ka bërë të ditur se sot në mëngjes rreth orës 09:30 kanë vënë re se në disa rrugë ishin vendosur afishe me mbishkrimin “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img