Site icon PrishtinaPress

Viti i Ri Islamik, Hovenier: Respekti për trashëgimitë e ndryshme fetare ideal i dashur në çdo demokraci

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier ka vizituar të premten Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të shënuar Vitin e Ri, sipas kalendarit islam.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hovenier, i cili ka ndarë disa fotografi në Twitter, sipër të cilave ka shkruar se respekti për trashëgimitë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci.

“Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Tërnava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë.

Exit mobile version