Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti, pasi dyshohet se ka publikuar në një grup të një rrjeti social, fotografi të një gruaje.
Sipas policisë, fotografit kanë qenë të natyrës eksplicite të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale.
Raporti i plotë:
FOTOGRAFIMI DHE VIDEO INCIZIMET TJERA TË PAAUTORIZUARA
Viti / 29.04.2024 – 20:00. Më 04.05.2024 është arrestuar një mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të viktimës femër kosovare të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.