Site icon PrishtinaPress

Viti: Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture dhe disa stolive të arit

Policia në Viti ka arrestuar dje një të dyshuar për vjedhje.

35 vjeçari B.H., dyshohet se më 24 tetor ka qenë i përfshirë në vjedhjen e një automjeti me targa vendore në rrugën “Hoxhe Jonuzi” në Viti.

Në po të njëjtën ditë, personi në fjalë dyshohet të ketë hyrë me forcë brenda shtëpisë së viktimës në Stubëll të Epërme, ku ka vjedhur stoli ari dhe sende me vlerë, raporton Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e vjedhur, e cila pas procedurave i është kthyer pronarit.

“I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritet kallëzim penal për veprat penale ‘’Vjedhje’’ dhe ‘’Vjedhje e rëndë’’” thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta  hetimore, me datën 31.10.2023 ka arritur që identifikoj dhe arrestojë të dyshuarin B.H. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar).Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e bazuar se i njëjti me datën 24.10.2023 në rrugën ‘’Hoxhë Jonuzi’’ në qytetin e Vitisë dyshohet se është i involvuar në rastin e vjedhjes së  një automjeti me targa vendore, po ashtu dyshohet se me po të njëjtën datë ky i dyshuar në fshatin Stubëll e Epërme duke depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës ku ka rritur që të vjedhje stoli ari dhe sende të tjera në vlerë të konsiderueshme.Në cilësi të provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur i cili pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim,I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Vjedhje’’ dhe ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Exit mobile version