Qeveria e Kosovës dje ka njoftuar se do të bëjë rritje të pagave në sektorin publik, në kuadër të buxhetit për vitin 2025.
Rritja do të jetë në vlerë të 110 eurove, në kuadër të dy fazave në janar dhe në korrik të vitit 2025.
Pjesë e kësaj rritje janë edhe krerët e shtetit, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani.
Osmani pagën aktuale e ka në vlerë të 1,980 eurove, ndërsa sipas rritjes së fundit, janari i vitit 2025 do ta bëjë atë me pagë në vlerë të 2,035 euro.
Ndërsa, në korrik, paga e presidentes do të jetë 2,090 euro.