Një shkëmb është shkëputur nga mali në Torovicë dhe ka rënë në afërsi të një zone të banuar, në vendin e quajtur Shëkmbi i Kuq.
Fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme, por rënia e gurëve nga shpati i malit në Torovicë është një fenomen i vazhdueshëm për shkak të shpyllëzimit të zonës.
Pak vite më parë, rënia e një shkëmbi në të njëtin vend shkaktoi një tragjedi.
Shkëmbi zuri poshtë një makinë ku po udhëtonin 3 pjesëtarët e një familje, të cilët ndërruan jetë. Specialistët e gjeologjisë kanë identifikuar disa problematike për të cilat është kërkuar të ndërhyhet, por që nuk është bërë asgjë deri më tani./Albeu.com/