Vitamina D kundër reumatizmës dhe artritit, ja si të përfitoni prej saj
Vitamina D është shumë e rëndësishme për mirëqenien e të gjithë organizmin. Mjaftojnë 15 minuta në diell që trupi të prodhojë vitaminë D.
Megjithatë, shpesh është e nevojshme që njeriu të marrë suplementë të kësaj vitamine për të plotësuar dozat e nevojshme.
Kjo vitaminë është e domosdoshme kundër një sërë sëmundjesh siç janë ato që rrezikojnë trurin por edhe kockat.
Vitamina D kundër reumatizmës dhe artritit:
Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se vitamina D luan një rol të fortë kundër inflamacionit.
Ky i fundit është përgjegjës për një sërë sëmundjesh ku përfshihet edhe reumatizma dhe artriti.
Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.
Ekspertët rekomandojnë marrjen e suplementëve që përmbajnë 10 mikrogramë vitaminë D gjatë vjeshtës dhe dimrit.
Në stinën e pranverës dhe verës, njerëzit mund ta marrin vitaminën D falë ekspozimit në diell.
Sipas studimit, kjo vitaminë luan një rol parandalues ndaj shfaqjes së reumatizmës dhe artritit.
Megjithatë, kur vjen puna tek pacientët që vuajnë nga këto sëmundje, roli i vitaminës është disi më i kufizuar.
Gjithësesi, vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, dhëmbëve dhe muskujve.
Burime të tjera të vitaminës D:
Pjesa më e madhe e vitaminës D prodhohet nga trupi si kundërpërgjigje e ekspozimit në diell.
Ajo gjendet edhe tek disa ushqime, siç është peshku ose vaji i peshkut.
Pamjaftueshmëria e vitaminës D shpaloset më shumë tek të moshuarit, për shkak të paaftësisë së lëkurës për të sintetizuar vitaminën D nga dielli.
Marrja e kësaj vitamine nëpërmjet suplementeve me shpresën se do të parandalojë sëmundjet mendore, është një hap i nxituar thonë mjekët.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të reshtin së marri vitaminë D.
Kjo e fundit është e nevojshme kundër osteoporozës.
Doza e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë për të rriturit nën 70 vjeç dhe 800 njësi për të rriturit mbi 70 vjeç.