Një studim në Universitetin Salford në Mançester të Anglisë ka treguar se vitamina C është dhjetë herë më efikase sesa farmaceutiku eksperimental 2-DG.
Shkencëtarët kanë zbuluar se vitamina C (acidi askorbik) mund të shkatërrojë qelizat staminale të kancerit.
Një studim në Universitetin Salford në Mançester të Anglisë, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Oncotarget”, ka treguar se vitamina C është dhjetë herë më efikase sesa farmaceutiku eksperimental 2-DG.
Studiuesit kanë analizuar efektin e tre substancave natyrore për ndalimin e shumimit të qelizave staminale të kancerit (caffeic acid phenyl ester, silibin dhe acid askorbik), tre farmaceutikëve eksperimentalë (actinonin, FK866 dhe 2-DG) dhe një farmaceutiku klinik./Prishtinapress/