Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe kohë pas kohe me diell.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, transmeton prishtinapress.eu
Shtypja atmosferike do të ketë luhatje duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.