2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Visar Ymeri: Takimi i 4 prillit të prodhojë orar të qartë të zbatimit të marrëveshjes bazë

Më 18 mars të këtij viti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan në Ohër.

Ata aty arritën një dakordim për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Pala kosovarë ishte e gatshme të nënshkruaj këtë marrëveshje, por sipas kryeministrit Kurti një gjë të tillë nuk e pranoi pala serbe.

Por, pavarësisht kësaj që të dyja palët ranë dakord që zbatimi i saj të fillojë sa më shpejt.

E, vetëm pas 16 ditësh Kosova e Serbia do të takohen përsëri, por tashmë në Bruksel.

Takimi do të mbahet në nivel të kryenegociatorëve.

Për takimin që do të mbahet më 4 prill në mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoqviq, dhe atë se çka pritet të ndodhë në këtë takim ka folur, drejtori ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri.

Ai, ka thënë se ky takim duhet ta prodhojë një orar të qartë të zbatimit të marrëveshjes bazë.

“Takimet e fundit e veçanërisht ai në Ohër dhe dakordimi për aneksin i japin një dinamikë të re dialogut. Takimi i së martës në Bruksel duhet ta prodhojë një orar të qartë të zbatimit të Marrëveshjes Bazë. Suksesi i këtij dhe takimeve të tilla do të varet shumë nga trysnia që do të ushtrohet mbi palët. Pra dinamika e re e dialogut duket se do të jetë ajo që përcaktohet nga ndërmjetësuesi dhe gadishmëria e BE-së dhe ShBA-së që ta vazhdojnë dialogun përmes mekanizmit “mere ose lëre”. Qartazi Kosova dhe Serbia nuk e kanë as gadishmërinë dhe as aftësinë që të merren vesh vet për çfarëdo që diskutohet”, është shprehur Ymeri

Sipas tij nëse ekziston plani që zbatimi i marrëveshje të kryhet deri në fund të vitit, atëherë do të ketë takime të shumta.

“Unë pres që do të ketë më shumë takime e me intensitet të shtuar. Nëse ka plan që i tërë zbatimi i marrëveshjes të kryhet deri në fund të vitit që është shprehur në mënyrë implicite si synim atëherë ky vit do të jetë vit i takimeve të shumtë e të shpeshta bashkë me dramat përcjellëse”, ka thënë ndër të tjera ai.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars.

Ai, ka thënë se kalendari i zbatimit të marrëveshjes ka pësuar ndryshime, nga ai i mëparshmi dhe se këto ndryshime nuk janë në favor të Kosovës.

“Aneksi që ravijëzon kalendarin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë ka pësuar disa ndryshime nga ai i mëparshmi që i është dorëzuar palëve. Dhe këto ndryshime nuk kanë qenë në favor të Kosovës. Sido që të jetë Marrëveshja Bazë duhet zbatuar e tëra dhe mendoj që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë insistuese që të mirëmbahet logjika e sekuencimit të ngjarjeve, në mënyrë që secili veprim zbatues i Kosovës të përcillet nga një veprim zbatues i Serbisë”, ka deklaruar ai

Çështja që më së shumti po diskutohet në marrëveshjen me Serbinë është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti pas takimit në Ohër ka thënë se Asociacioni nuk është vetëqeverisje e serbëve por vetëmenaxhim.

Lidhur me këtë çështje, drejtori ekzekutiv i Institutit për politika sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë për Front Online se kryeministri tashmë e ka pranuar Asociacionin dhe atë sipas marrëveshjeve të kaluara që Bashkimi Evropian i sheh si relevante për modelin e Asociacionit.

Por, thotë se pyetja tashmë nuk është nëse do të ketë kompetenca, por të çfarë niveli do të jenë.

“Kryeministri Kurti tashmë i ka thënë po Asociacionit. Dhe atë sipas marrëveshjeve të kaluara që ndërmjetësuesi (BE) i sheh si relevante për modelin e Asociacionit (vetëmenaxhimit) që do të zbatohet. Gjykuar nga kjo Asociacioni do të jetë një strukturë që mundëson realizimin e kapacitetit vetëmenaxhues për komunitetin serb në komunat ku ata janë shumicë në fushat e caktuara për të cilat dakordohemi përmes Statutit. Pyetja nuk është nëse do të ketë kompetenca por të çfarë niveli do të jenë ato dhe në cilat fusha”, ka shtuar ndër të tjera Ymeri

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas marrëveshjes ka deklaruar se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë për marrëveshjen e arritur se Kosova dëshmoi të jetë e vetmja palë në dialog që u tregua konstruktive dhe e interesuar në paqe e stabilitet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img