Ymeri ka thënë se secili duhet të heq dorë nga interesat vetjake për të mirë të Lëvizjes që edhe këtë e ka quajtur zgjidhje për problemet, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se nuk e di nëse kjo parti do të ndahet, por bënë të ditur se askush nuk kishte ndryshuar qëndrimet që janë paraqitur në media.
“Edhe sonte që diskutuam nuk pash ndonjë lëvizje nga qëndrimet edhe nga përshtypjet që njerëzit i kanë për problemin. Mendoj se pa e pas një dakordanc për atë se çka e ka nxit edhe si është shkaku ky problem dhe pastaj se si duhet ecur përpara atëherë nuk do të ketë marrëveshje”, ka thënë Ymeri.