0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Visar Ymeri shpërthen në akuza për grupin e Albin Kurtit

Kryetari i deritanishëm i Vetëvendosjes tregoi arsyet e dorëheqjes së tij. Ai akuzat më të mëdha i ka për ata që, sipas Ymerit, kanë rrënuar frymën e Vetëvendosjen.

“Njerëzit që janë thirrur në emër të Albin Kurtit kanë linçuar e kanë fyer”, ka thënë Visar Ymeri.

Ymeri thotë se Lëvizja asnjëherë nuk ka pasur qëllim të vetërealizimit të pjesëtarëve të saj. Ndërsa ai shpjegoi gjendjen e përçarë të vitit të fundit nëpër të cilin kaloi Vetëvendosja.

“Jap dorëheqje për shkak të pakënaqësive të këtyre ndodhive. Shpresoj që kjo dorëheqje të kuptohet si alarm i atyre që përdorën metoda për linçim e insinuata”, tha Ymeri.

Ai tha se në thelb të Vetëvendosjes ka qenë besnikëria ndaj konceptit politik dhe kjo nuk po qëndron, prandaj s’do të qëndrojë as ai në krye të partisë.

“Kohëve të fundit ka pasur intensitet të shpërfilljes sime si kryetar. Në këto rrethana është e pamundshme të veprosh. Shpresoj që kjo të kuptohet si alarm në gjendjen në të cilën kemi ardhur. Unë shpresoj që njerëzit këtu t’i thërrasin mendjes e të mos e shkatërrojnë Lëvizjen për inate personale”, tha ndër të tjera Ymeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img