Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka marrë një rrebesh kritikash në faqen e tij zyrtare në Facebook, pasi në një shkrim të fundit në rrjetin social i uroi sukses vetëm Shqipërisë në ndeshjen e saj kualifikuese për Kupën e Botës 2018 në futboll, duke mos e thënë asnjë fjalë të vetme për Kosovën, e cila në të njëjtën kohë po zhvillonte një ndeshje historike.
“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
Por, ky shkrim i tij nuk është pritur hiç mirë nga komentuesit në rrjetin social. Ata e kanë grirë numrin një të Lëvizjes Vetëvendosje.
Shumëkush e ka kontestuar patriotizmin e tij, shumëkush ia ka kujtuar atij se ai jeton në Kosovë, e shumëkush ia ka përmendur edhe profesionin që ai dikur e kishte pasur. /Express/
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.