Pas vendimit të Gjykatës së Apelit sot u liruan nga burgu tre aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, pra Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.
Menjëherë pas lirimit pa dyshim që nuk kanë munguar as vizitat e kolegëve të tyre, shkruan Indeksonline.
Kështu, njëri prej tyre, deputeti, Frasher Krasniqi ka bërë të ditur se ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka vizituar atë në shtëpinë e tij.
Ndryshe, Gjykata sot këtë aktvendim e mori pikërisht kur ishte edhe ditëlindja e aktivistit të ndjerë, Astrit Deharit.