0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Visar Ymeri: Jemi në një prej situatave më të vështira prej që ka përfunduar lufta

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e konsideron situatën në veri si më të vështirën që nga paslufta. Si shkak i kësaj situate, sipas Ymerit janë raportet aktuale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.

Ish-kreu i VV-së thotë se situata do duhej të ishte një alarm, pasi sipas tij, Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hap pa ndihmën e aleatëve perëndimor.

Ymeri thotë se sjellja e kryeministrit Kurti është e dëmshme dhe e rrezikshme, teksa shprehet se Kosova po shkon në një rrugë pa krye. Madje, e quan edhe kokëfortë Kurtin.

“Mendoj që jemi në një prej situatave më të vështira prej që ka përfunduar lufta në Kosovë. Pra prej që jemi çliruar prej Serbisë, Kosova nuk e ka pasur një pozicion kaq të vështirë dhe të rrezikshme për shkak të marrëdhënieve që i kemi me ShBA-në, Bashkimin Evropian e gati me secilin shtet që e kanë përkrahur Kosovën dhe mendoj që kjo do duhej të kuptohej si një moment i një alarmi gjithëpopullor sepse Kosova nuk mundet ta bëjë asnjë hap në arenën ndërkombëtare e as në kontrollimin ose shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin pa ndihmën e miqve dhe aleatëve tanë perëndimor, veçanërisht të ShBA-së. Kështu që mendoj që veprimet dhe kokëfortësia e sjellja e kryeministrit Kurti, janë të dëmshme dhe të rrezikshme, sepse po e dërgojmë Kosovën në një rrugë në të cilën askush prej neve nuk e dimë se ku jemi nis dhe si do të përfundojë”, thotë Ymeri.

Ymeri u shpreh se kryeministri e ka futur Kosovën në “luftë” diplomatike me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Unë nuk e kuptoj se cili është plani i kryeministrit Kurti sot. Nuk kemi asnjë informatë, asnjë përshtypje me të cilën kryeministri na ka treguar se ku dalim prej kësaj lufte. Si mund të përfitojë Kosova nëse futet në luftë njëkohësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, e me luftë unë e kuptoj luftë diplomatike, dhe në të njëjtën kohë me tensione jashtëzakonisht të rritura në veri”, u shpreh Ymeri.

Ymeri ka folur edhe sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai thotë se çështja që ShBA-ja s’do ta ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare është më shqetësuesja. 

“Në fakt çka kemi parë ne është që kanë filluar të zbatohen një listë sanksionesh nga ShBA-ja. Pra përjashtimi nga ‘Defender 2023’, me qortimet e vërejtjet goxha serioze të ambasadorit amerikan, të cilët i ka thënë para mediave e ndër të cilët më shqetësuese është që ShBA-ja s’do të bëjë asnjë hap në përkrahje të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare tash e tutje”, u shpreh ai.

Ymeri ka shpreh shqetësimin e tij edhe për mundësinë që Bashkimi Evropian t’i vendosë sanksione Kosovës. Ai thotë se pa sanksione nuk mund të shpëtojë as Serbia.

“Është folur para disa ditësh që edhe Bashkimi Evropian është duke diskutuar për një masë sanksionesh nga Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk pajtohen me një plan për të cilën ata janë duke e draftuar për atë se si qetësohet situata në veri dhe si të dilet nga kjo dhe mendoj që të gjitha këto paraqesin një pasqyrë goxha të zymtë për perspektivën e Kosovës, e cila ka qenë edhe ashtu e zymtë në shumë aspekte. Pra kjo do t’i ketë ndikimet e veta edhe në politikën e arenës ndërkombëtare, por edhe në atë të brendshme”, u shpreh Ymeri për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img