Sot në Malishevë është bërë varrimi i të ndjerit, Visar Begaj, pilotit shqiptar që ndërroi jetë pas një aksident me aeroplan privat në afërsi të Shkupit.
Trupi i pajetë i Begajt është lëshuar sot nga morgu i Shkupit, ndërsa varrimi i tij është bërë në qytetin e tij të lindjes, në Malishevë, rreth orë 16:00, raporton Koha.net.
Ambasada e Kosovës në Shkup gjatë gjithë kohës ka ndihmuar dhe ka qenë në dispozicion të familjes Begaj.