Visar Azemi nga LDK ka publikuar fotografi nga takimet me qytetarë në Ferizaj.
“Vazhduam me takime me qytetarët dhe përkrahësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj.”
Ai ka thënë se sonte në shkollë e fshatit Softaj kanë diskutuar “hapur dhe frytshëm” me nëndegët e LDK’së.
“Sonte në shkollën e fshatit Softaj, patëm një diskutim të hapur dhe të frytshëm me nëndegët e LDK-së. Dëgjuam me vëmendje qytetarët dhe biseduam për planet tona ambicioze për të transformuar jetën e vendit tonë. Bashkë, me përkushtim dhe besim, do të punojmë për një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për të gjithë.”