6.3 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Buy now

spot_img

Visar Azemi: Që nga dhjetori qytetarët e Ferizajt po përballen me mungesë të rrymës, LDK ka zgjidhje

Kandidati për deputet nga rradhët e LDK-së, Visar Azemi ka thënë se qytetarët Ferizajas po kanë probleme me energjinë elektrike që nga dhjetori i vitit të kaluar. Por, LDK sipas tij ka plan për këtë punë.

Lidhja e ka programin dhe do ta realizojë atë. Do ta bëjë centralin me gazin amerikan dhe këtë ua garantoj, duke e ditur vendosmerinë e Lumirit!

Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese i jep përfundimisht zgjidhje mungesës së energjisë elektrike, jo veç në Ferizaj, por në gjithë Kosovën.” – ka thënë ai ndër të tjera.

E plotë:

Që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar e deri më sot, qytetarët ferizajas po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Për çdo ditë kemi ankesa për mungesë të rrymës, ku në Ferizaj është bërë e zakonshme zhurma e gjeneratorëve.

Qeveria e Kosovës si përgjegjëse, asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht mungesën e rrymës dhe kurrë s’ka ofruar ndonjë alternativë.

Kjo gjë është e tmerrshme dhe për pasojë duhet të ndëshkohet me votë më 9 shkurt.

Lidhja e ka programin dhe do ta realizojë atë. Do ta bëjë centralin me gazin amerikan dhe këtë ua garantoj, duke e ditur vendosmerinë e Lumirit!

Ndërtimi i kapaciteteve të reja gjeneruese i jep përfundimisht zgjidhje mungesës së energjisë elektrike, jo veç në Ferizaj, por në gjithë Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img