Site icon PrishtinaPress

VisaMetric jep sinjale se nuk do t’ua kthejë nga 30 euro aplikantëve që ua mori kundërligjshëm

Qytetarët që kanë paguar 30 euro për kthimin e pasaportës tani po kërkojnë kthimin e parave nga VisaMetric. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pranuar qindra ankesa nga qyetetarët dhe ka konfirmuar se kur ankesat janë të bazuara adresohen tek operatori dhe i njëjti urdhërohet të rimbursojë qytetarët për “pagesa të paarsyshme”, po ashtu MINT ka pohuar se VisaMetric është duke i rimbursuar qytetarët. Por, mbrojtja e VisaMetric Fisnik Salihu tha se vendimi i gjykatës nuk ka të bëjë me kompensim.

Gjykata Komerciale ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” marrjen e pagesës prej 30 euro, si tarifë për kthim të pasaportave, këtë vendim do ta respektojë VisaMetric, ka kofirmuar avokati Salihu ditën e djeshme.

Ndërsa sot i pyetur se a do të rimbursohen qytetarët nga VisaMetric, ai tha: “Vendimi është vetëm për masën e sigurimit dhe jo për kompensim”.

Por, ditë më parë kur Gazeta Express zhvilloi një bisedë me avokatin Flamur Abdullahu, i cili inicioi në Gjykatën Komerciale rastin e operatorit ekonomik VisaMetric L.L.C, që shërbimi postar në vlerë prej 30 eurosh të mos jetë obligativ për aplikantët për viza në Ambasadën Gjermane, ai tha se në mënyrë që atij dhe qytetarëve t’u kthehen paratë ka ushtruar Padi Kolektive, në emër të interesit publik.

“Për këtë qëllim kam bë padi kolektive në emër të interesit publik, e tash e pres gjykatën mem ftu në seancë për padi kolektive, unë kam kërku me mu kthy mua paratë edhe gjithë të tjerëve kujna ia kanë marrë këtë pagesën kundër ligjit. Tash varet nga gjykata se sa shpejtë punon gjykata”, kishte deklaruar ditë më parë Abdullahu për Express.

Edhe MINT ka pohuar se Inspektorati i Tregut ka mbledhur të gjitha provat dhe ka iniciuar procedurën kundervajtese në gjykatën kompetente ndaj operatorit ekonomik VisaMetric.

 

Exit mobile version