Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier.
Viola von Cramon shkroi në Twitter se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili sot ia dorëzoi kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.
Ndërsa ambasadori Hovenier u shpreh i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.