Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Ajo ka uruar Kosovën për këtë arritje teksa shpreson që së shpejti ta shoh si anëtare të plotë në Këshillin e Europës.