Realizoi dy gola për një rezultat tejet të favorshëm për skuadrën e tij para sfidës së kthimit gjysmëfinale ndaj Bayernit.
Ylli brazilian që hapi e mbylli serinë e golave në këtë ndeshje, ndeshje që në fund u zgjodh më i miri, tha se është koha për një mbrëmje magjike në Bernabeu.
“Ai pasim ishte një dhuratë nga Toni Kroos, e bëri të lehtë për mua që të shënoja. Tani është koha për një natë magjike në Bernabeu. Është koha ta çojmë Real Madridin aty ku i takon, në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Vinicius.