Tre qytetarët që humbën jetën në aksidentin e djeshëm në Mramor të Prishtinës, janë nga Poneshi i Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Shala për humbjen e tre anëtarëve të familjes.
Kurse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar medjave ka bërë publik indetitetin e viktimave, të culët janë Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.
Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç, i lënduari tjetër nga ky aksident.