3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Viktimat e dhunës në familje do të përfitojnë nga 500 € në muaj, deri në shtator u paraqitën 300 raste

Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Prishtinës nga viti i ardhshëm viktimave të dhunës në familje do të i’u ndihmojë me nga 500 euro në muaj.

Adelinë Sahiti, drejtoreshë për Mirëqenie Sociale për Ekonomia Online thotë se mbështetja i’u dedikohet më shumë grave për të cilat deri më tani nuk kanë mundur të i’u sigurojnë strehim për më shumë se 6 muaj.

Ajo thotë se me këtë vendim që e kanë përcaktuar do t’i mbuloj atyre të jetojnë të qetë dhe pa dhunë.

“Ky vendim i ka tri shtylla të tij, tri mbështetje financiare në pako prej 500 euro e të cilat përfshinë strehimin për viktimat e dhunës në familje, strehimi i cili mbulon deri në 250 euro për një viktimë e dhunës në familje, banimin e saj, gjetjen e qerasë. E pastaj pjesa tjetër 150 euro për ato të cilat nuk janë pjesë e skemës sociale për kushte të jetesës  për veshmbathje e gjëra ushqimore të tilla dhe 50 euro për një fëmijë”.

“Në rast që viktima mund të ketë më shumë se një  fëmijë ne do t’i japim deri në 100 euro që në total kur bëjmë një matematikë të thjeshtë del që janë 500 euro për një viktimë të dhunës në familje. Është një vendim shumë i guximshëm, një hap shumë i madh, e ne këtë e kemi bërë para se të fillonte kampanja globale 16 ditë aktivizmit kundër dhunës në familje. Me këtë po besoj që kemi një progres apo një shembull sigurisht që duhet të praktikohet edhe nga komunat e tjera, e pse jo edhe nga niveli qendror e normalisht që vetëm shumëfishohet kjo pagesë”, thotë ajo.

Sahiti thotë se për herë të parë është marrë një vendim i tillë dhe me këtë viktimat e dhunës në familje do ta kenë të lehtë edhe gjendjen emocionale që i’u krijohet në atë periudhë.

“Është hera e parë që bëhet një ndihmesë e tillë, më herë nuk kemi pasur, unë e thashë që kemi pasur strehimore deri në 6 muaj dhe pastaj ajo është dashur t’ia bëje zgjidhjen vetes duke e pasur parasysh këtë situatë ne kemi reaguar në mes këtij vendimi dhe duke pasur parasysh se qendra për  Punë Sociale është dera e parë pas raportimit në polici që e bënë viktima, atëherë është punëtori sociale  i cili e bënë, duhet të jetë pjesë e gjithë procedurës nga marrja në intervistë e viktimës deri tek vendosja në vazhdimësi ecuria se si po akomodohet dhe gjendja e saj shpirtërore emocionale e saj  dhe çka mund të bëjë mirë ne e kemi pa të udhës dhe e kemi marrë vendim që po besoj që ka hy në fuqi dhe nga janari i vitit tjetër ne presim aplikimet e para me seri kriteresh që t’i përmbushin”, shton Sahiti.

Sipas Sahitit janë të angazhuar fuqishëm që si Komunë e Prishtinës që të i’u dalin në ndihmë financiare prej 6 muaj e deri në 2 vite viktimave të dhunës në familje.

Sipas saj, deri në shtator të këtij viti në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale janë të lajmëruar 300 viktima të dhunës në familje, derisa bënë thirrje për edukim të gjeneratave të reja sa i përket kësaj fushe.

“Ne sipas statistikave që kemi qendra për punë sociale, janë rreth 300 raste  deri në shtator. Fatkeqësisht kemi një ngritje të madhe të numrit të rasteve të raportuara. Kjo mund të jetë të ndikojë që të ngrihet vetëdija e qytetarëve e grave në kuptimin e asaj që askush nuk e duron dhunën duhet të raportojnë, dhe është institucion dhe nuk është brenda mureve të shtëpisë të mbytur  aty. Por dhuna duhet të raportohet, dhuna duhet të luftohet dhe si e tillë nuk duhet të lejohet në asnjë variant të këtë zgjidhje për asgjë kjo ka shumë rëndësi”.

“Në anën tjetër ne e dimë që kemi edhe shumë raste të cilat nuk janë të raportuara dhe po punojmë fuqishëm që çdo raste të raportohet e mbi të gjitha të punojmë në parandalim sepse ka shumë rëndësi që fëmijët tanë, gjeneratat e reja t’i edukojmë në kuptimin e asaj që çdo person, çdo individ në shoqërinë tonë është i barabartë pa marrë parasysh çfarë gjinie ka dhe përkatësit e tjera. Është shumë e rëndësishme që çdo qytetarë në Komunë të Prishtinës të ndihet i barabartë, i trajtuar me dinjitet nga njerëzit të cilët kanë në dorë, le të themi fatin e tyre e ne jemi institucione jemi të thirrura për këtë dhe derisa ët arrijmë qëllimin e përbashkët për zero tolerancë në rastet e dhunës dhe sa më pak raste të dhunës në familje se eliminimi është shumë i vështirë, atëherë ne nuk do të ndalemi derisa të arrijmë një qëllim dhe cenim të përbashkët si institucione si shoqëri duhet të jemi të bashkuar në këtë drejtim që të nisim nga fëmijët tanë, ti edukojmë fëmijët tanë ne shtëpitë tona e tu themi qe jeta e secilit do të vlejë”.

Kriteret për aplikim janë të specifikuara: një rast të hapur i cili duhet të ketë një vendim nga gjykata, duhet të kenë një raport për punë sociale, duhet të kenë certifikata të lindjes, që të jenë banore e Komunës së Prishtinës, duhet të kenë të noterizuar edhe vendin ku do të vazhdojnë të banojnë ku do ta gjejnë strehimin e tyre, dhe për të cilat janë të publikuara në faqen e Komunës së Prishtinës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img