Në aksidentin automobilistik që ndodhi në Dobroshec të Drenasit, humbi jetën Selver Lladrovci, këtë e bëri të ditur kryetari komunës, Ramiz Lladrovci, me ç’rast ka shprehur dhimbje për humbjen e kushëririt dhe shokut të fëmijërisë.
“Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm”, ka deklaruar Lladrovci.
Në rrjetin social, Ramiz Lladrovci ka shkruar:
Sonte, në aksidentin automobilistik që ndodhi në Dobroshec, humbi jetën Selver Lladrovci. Lajm i rëndë për familjen dhe të gjithë neve që e njohëm. Nuk mund të pajtohem se më nuk do të bashkëbisedojmë më së bashku me Selverin e të flasim si kushërinj e shokë që u rritëm bashkë.
Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm.
Ngushëllime familjes së Selverit dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për këtë humbje të madhe.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Selver Lladrovcin!